VIDEO/ Plas keq në derbi, portieri i skuadrës ku luan shqiptari gjakoset në mes të ndeshjes 

by KLIKOJE.AL

Futbolli australian është përfshirë nga një skandal dhune, pasi derbi i Melburnit u përgjak. Ndeshja mes Melburne City dhe Melburne Victory u ndërpre në minutën e 24, pasi tifozët e Victory u futën në fushë dhe goditën arbitrin dhe portierin vendas, Tom Glover. Me mjete të forta dhe kova në duar, tifozët gjakosën gardianin vendas duke bërë që ndeshja të ndërpritej.

Organizatorët kanë marrë masa që stadiumi të boshatiset, teksa ende nuk ka një vendim nëse dueli do rinisë ose jo. Deri në minutën e 24 të ndeshjes dueli vijonte 1-0 për Melburne City, me autor të golit O’Neill në minutën e 11-të. Në fushë për Melburne City nga minuta e parë ishte edhe Valon Berisha, futbollisti i përfaqësueses dardane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.