291
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sfidën e Kategorisë së Parë mes Burrelit dhe Korabit, ku lojtarët dhe pjesëtarët e stafeve u përleshën me njëri-tjetrin.
Duket se situate agravoi pas një ndërhyrje të gabuar dhe të gjithë lojtarët u mblodhën duke bërë sherr në mes të fushës, ku disa prej tyre u gjakosën.
Më pas sfida vazhdoi normalisht, me takimin që u mbyll me rezultatin 1-1. Lojtarët dhe stafet e dy skuadrave janë përleshur mes tyre, pas një ndërhyrjeje të gabuar nga vendasit në dëm të lojtarëve të Korabit. Situata degradoi aq sa në fushë u desh të hynin dhe forcat e rendit.