VIDEO/ Djali i Ivan Perisic shkon të ngushëllojë Neymar-in, djaloshi bën një gjest kampioni (si babai i tij)

Humbja ndaj Kroacisë me penallti ishte shumë e dhimbshme për Brazilin, ku të gjithë lojtarët shpërthyen në lot. Kush më shumë e kush më pak, por Neymar u fokusua nga kamerat në fushën e lojës pasi për të me të gjitha gjasat, ishte Botërori i fundit.

Një moment prekës ka ndodhur në fushën e lojës kur Neymar ishte duke qarë me të madhe. Shihet në horizont djali i ish-anësorit të Interit dhe i kombëtares kroate, Ivan Perisic. Djaloshi i vogël afrohet me shpejtësi drejt Neymar, por në një moment një pjestar i stafit të Brazilit nuk e lejon. Më pas, ka qenë Neymar ai që e ka lejuar, dhe djali i Perisic i ka dhënë dorën e më pas e ka përqafuar. Gjithashtu edhe Perisic shkoi të përqafonte Neymar, ku u tregua fakti se respekti që kanë për sulmuesin e Brazilit është i madh.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…