Victoria Beckham ka zbuluar së fundmi se ushqimi i saj i preferuar është bukë dhe kripë duke i surprizuar që të gjithë.
Ajo ka treguar se ushqimi që pëlqen më shumë edhe kur ha në restorant është një fetë bukë me pak kripë.
Duke qenë se i kushton shumë vëmendje dietës së saj, buka duhet të jetë gjithnjë integrale.
Ashtu si tha në podcast-in “River Café’s Table 4”, buka integrale është e pasur me karbohidrate, gjë që i jep energji, ndërsa rrëfeu se e do kripën! Ajo pranoi se nuk ha shumë por në një darkë mund ta shoqërojë ushqimin e saj me një pije ndërsa u bën shoqëri shumë të mirë të tjerëve që do të hanë!
Ajo përpiqet përherë që të jetë në formën e saj më të mirë. Në një deklaratë të dhënë më herët për “Stellar Magazine” ajo u shpreh se stërvitja për të është si të lajë dhëmbët duke treguar se e bën atë çdo ditë pasi sipas saj është e nevojshme për trupin e saj.
Victoria Beckham jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë shumë të kuruar. Si një stiliste nuk vihet në dyshim që veshjet e saj do jen gjithmonë “on top”, mirëpo ajo është shfaqur përherë shumë estetike edhe me flokët.