Tirana përforcohet në sulm, prezanton futbollistin spanjoll (EMRI)

Victor Fernandez

Klubi i Tiranës ka siguruar një tjetër përforcim në repartin e avancuar. Bardheblutë kanë afruar një anësor sulmi me shumë eksperiencë.

Kryeqytetasit prezantuan spanjollin 27-vjeçar Victor Fernandez. Lojtari ka kaluar eksperienca në klube spanjolle, rumune, greke e qipriote në karrierën e tij para se te mbetej lojtar i lirë e të pranonte ofertën që i bënë bardheblutë për t’iu bashkuar projektit nën urdhrat e Vangjel Miles.

POSTIMI I TIRANËS

Victor Fernandez është bardheblu! 💙🤍
KF Tirana mirëpret sulmuesin spanjoll Víctor Fernández, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri!
Me eksperiencë të vlefshme në futbollin spanjoll dhe një instinkt të lindur për golin, Fernández vjen për të shtuar shpejtësi, teknikë dhe vendosmëri në repartin ofensiv të bardhebluve.
🤝 Mirë se erdhe Víctor !

LEXO ME SHUME:Partizani vijon merkaton, firmos me mesfushorin nga Kenia

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)