Vetëm 35 sekonda, Egnatia-Vllaznia nis “zjarr”, Sherri pëson dëmtim të lehtë me kapsollat e hedhura (video)

Sherri

“Final Four” do të mësojë sot emrin e dytë që do t’i bashkohet Partizanit në finalen e kampionatit për këtë edicion të pazakontë të Superiores. Egnatia dhe Vllaznia përballen në “Air Albania” në gjysmëfinalen e dytë që pritet të dhurojë shumë luftë dhe rivalitet. Trajnerët nuk i kanë lënë asgjë rastësisë dhe kanë hedhur në fushë rreshtimet e tyre më të mira.

Aleksi është përsëri pjesë e formacionit të rrogozhinasve, ndërsa te shkodranët bie në sy kthimi i Grudës si titullar në një ndeshje të rëndësishme për kuqeblutë. Në vetëm 35 sekonda ndeshja është ndalur, pasi një kapsollë shpërthen pranë Sherrit dhe portieri kërkon ndihmën e stafit mjekësor.

Related posts

Eksodi te ekipi i Superiores vazhdon, largohet edhe lideri i skuadrës

Festa mbaron shpejt, klubi i Superiores mbetet pa trajner

Tirana fiton derbin me Dinamon, bardheblutë pranë firmës me realizuesin e 15 golave