124
Personi që i dha fund jetës duke u hedhur nga spitali Covid 2 është një 60-vjeçar nga Rrësheni dhe kishte 10 ditë që po kurohej në këtë spital pasi ishte infektuar me koronavirus.
Sipas News24, 60-vjeçari ishte në gjendje të rënduar në terapi intesive dhe kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Mësohet se 60-vjeç është hedhur nga dritarja e dhomës së tij.
Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.
Kujtojmë se në total 5 pacientë janë hedhur nga spitalet brenda pak muajsh, 4 prej të cilëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Burimi: Panorama.al