Vazhdon momenti i zi për Milanin, Sassuolo i shkakton turpërimin historik në ‘San Siro!’ Ka fërshëllima nga tifozët

Vazhdon momenti i zi për Milanin. Në javën e 20-të të Serie A, skuadra e Piolit humbet me shifrat 5-2 ndaj Sassuolos dhe pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat, e treta po ashtu duke marrë parasysh derbin e Superkupës. Në pjesën e parë Defrel (19′) dhe Frattesi (21′) shënuan për Sassuolon.

Giroud do të rihapte takimin në (24′) por vetëm kaq. Në pjesën e dytë Laurientè për Sassuolon (47′) do të shënonte nga penalltia dhe Henrique (79′) mbylli llogaritë përpara golit të Origit (81′). Me këtë humbje, Milan rrezikon shumë katër vendet e para.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës