Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tirana

Tirana do të udhëtojë këtë të premte drejt Vlorës, ku do të përballet me Flamurtarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”. Takimi është programuar të startojë në orën 19:00. Ndërkohë, bardheblutë kanë intensifikuar përgatitjet në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke u fokusuar maksimalisht për këtë sfidë vendimtare. Trajneri Orges Shehi ka qenë shumë kërkues ndaj lojtarëve, duke i ndjekur nga afër dhe duke i orientuar gjatë gjithë seancave stërvitore.

Zëri i teknikut nuk ka munguar në fushë, por gjithçka ka ardhur në funksion të motivimit dhe rritjes së shpirtit garues të skuadrës. Aktualisht, Tirana renditet në vendin e parafundit me 27 pikë, po aq sa Vora që mban vendin e tetë. Ndërkohë, Flamurtari ndodhet në fund të tabelës me 24 pikë.

Related posts

“Presing dhe ekuilibër” / Glen Daja zbulon recetën që rrëzoi Vllazninë: E përgatitëm si finale, ky grup ka karakter

Gol i artë i Malomos dhe James, Dinamo mban gjallë shpresat për titull (video)

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)