157
Vazhdon momenti i zi për Milanin. Në javën e 20-të të Serie A, skuadra e Piolit humbet me shifrat 5-2 ndaj Sassuolos dhe pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat, e treta po ashtu duke marrë parasysh derbin e Superkupës. Në pjesën e parë Defrel (19′) dhe Frattesi (21′) shënuan për Sassuolon.
Giroud do të rihapte takimin në (24′) por vetëm kaq. Në pjesën e dytë Laurientè për Sassuolon (47′) do të shënonte nga penalltia dhe Henrique (79′) mbylli llogaritë përpara golit të Origit (81′). Me këtë humbje, Milan rrezikon shumë katër vendet e para.