AF Elbasani është ndalur në shtëpi nga Flamurtari në barazimin 1-1 në ndeshjen e javës së 19 të Kategorisë së Parë, duke lënë përsëri të vetëm në kryesimin e kampionatit Bylisin.Ekipi i Nevil Dedes ka dominuar ndeshjen ndaj vlonjatëve në pjesën më të madhe të saj, por ka qenë edhe me fat pasi VAR-i e ka shpëtuar nga një humbje në minutat shtesë.
Verdheblutë kaluan në avantazh me Hilën dhe u duk se ishin në kontroll të plotë të sfidës, sidomos pasi La Torre la me 10 lojtarë skuadrën vlonjate. Por një gol me kokë i Shkurtajt vendosi baraspeshën në rezultat dhe më pas, vetëm VAR-i i hoqi vlonjatëve tre pikët në minutat shtesë të ndeshjes.
Ata gjetën golin me Oliveiran, por ai i u anulua me VAR mes protestash për një faull në nisjen e aksionit. Kësisoj, sfida u mbyll me shifrat 1-1, që nuk lënë të kënaqur asnjë nga dy skuadrat në rrethanat në të cilat u zhvillua takimi.