“Vaksinimi i popullit do të bëhet realitet më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë”/ Kryeministri Rama: Do bëhet njësoj si vendet e tjera të rajonit

by KLIKOJE.AL

Kryeministri Edi Rama thotë se vaksinimi i popullit do të bëhet realitet njësoj si procesi i rindërtimit të shtëpive pas rënies së tërmetit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Rama tha se sot vazhdoi procesi i vaksinimit për bluzat e bardha të disa qyteteve.

Reagimi i plotë:

Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot dhe aspak më vonë se shumë shtete të tjera në Europë e në rajon po se po.

*Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.