Oriola Marashi dhe Beatrix Ramosaj janë shoqe të ngushta prej kohësh dhe këtë e tregojnë shpesh në rrjetet sociale, mirëpo çfarë mendon mamaja e modeles për Donaldin?
Xhoi Jakaj ka qenë së fundmi e ftuar në “Abc-në e pasdites” dhe sigurisht nuk u ka shpëtuar dot pyetjeve rreth Big Brother Vip, pasi shoqja e vajzës së saj është ndër më të përfolurat tashmë.

Mamaja e Oriolës tha se në fillim ka suportuar dashurinë mes Donaldit dhe Beatrix, ndërsa tani nuk e mbështet më aktorin, ndërsa shtoi se Donaldi nuk është më i vërtetë.
Pjesë nga biseda në studio:
Eltion: Unë kam diçka për sa i përket pjesës së vlerësimit të tjetrit, kam përshtypjen që ditët e sotme nuk e di pse me jepet kjo përshtypja që shumë persona veshin një personazh, nuk janë realë. Këtë gjë e has edhe kam dyshimet e mia sepse vej pikëpyetje që është ky “Ermali” apo ka veshur një personazh?
Xhoi Jakaj: Me pëlqeu shumë, dhe pikërisht se Tokja nuk veshi një personazh dhe ishte shumë i vërtete në atë që tha dhe u largua shumë shpejt nga formati sepse ai ishte politikisht korrekt me veten e tij dhe audiencën e tij. Nuk të pranon audienca në Shqipëri të jesh korrekt, sa më korret të jesh dhe sa më i mirë të jesh dhe sa më i sjellshëm të jesh është një problem me audiencën. E di tërë bota që aty kam suportuar dy personazhe, Triksën dhe Donaldin. Tani nuk i suportoj të dy, Triksën po, Donaldin jo.
Ermal Peçi: Po pse, se u ndanë?
Xhoi Jakaj: Token e desha shumë sepse ishte i vërtetë, por nuk mund të pozicionohesha.
Ermal Peçi: Pse nuk e suporton sepse u ndanë?
Xhoi Jakaj: Jo vetëm… Loja jo e vërtetë që bëri. Mua nuk më pëlqejnë njerëzit e pavërtetë. Dashuria duhet të jetë e vërtetë, është ose nuk është, ekziston ose nuk ekziston.