Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një postim në lidhje me rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Pikërisht në këtë postim një komentues i ka kërkuar llogari numrit Ramës për rritjen e çmimeve të ushqimeve.
“Bravo me këtë rast rriten çmimet e ushqimeve pak më shumë e rrogat po aq… Mos ndërto më shkolla se vajti kilja e vajit si kile mjalti”, shkruante qytetari në komentin e tij përbri postimit të Ramës.
Kryeministri nuk është kursyer aspak në përgjigjen e dhënë, teksa i thotë se, sistemi është ndërruar në vitin 1990 dhe nuk i përcakton shteti çmimet, por tregu.
“Po çfarë lidhje ka ndërtimi i shkollave me kilen e vajit! I dashur ne e kemi ndërruar sistemin në vitin 1990 dhe çmimet në këtë sistem i përcakton tregu, jo shteti, quhet kapitalizëm, jo komunizëm…”, shkruan Rama në reagimin e tij.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/12/640-0-61b9d3902c228.png)