Policia e Fierit ka vënë në pranga 62-vjeçarin, nga Mallakastra, me iniciale S. A., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.Po sot, policia e Fierit ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale si “drejtim automjeti në gjendje të dehur” apo “kundërshtim i forcave të Policisë”.Njoftimi i Policisë FierBien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:E. G., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur punonjësit të Policisë së Rendit Publik për ta shoqëruar në Komisariatin e Policisë.E. K. 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volksëagen”.M. B., 61 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang” në gjendje të dehur.E. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
214