Nga Nils Kottmann, BILD
Qeveria ukrainase vazhdon t’u dërgojë mesazhe ushtarëve rusë. Oferta e tyre për trupat e Putinit: Dorëzohuni dhe do u trajtojmë me ndershmëri.
Sipas këshilltarit të Ministrisë së Brendshme ukrainase, një ushtar rus e ka pranuar ofertën. Rusi, i quajtur Misha, thuhet se ka dorëzuar tankun e tij në këmbim të 10 mijë dollarëve dhe nënshtetësisë ukrainase, shkruan Viktor Andrusiv.
Shoferi i tankut rus ishte i fundmit nga njësia e tij, të tjerët ishin arratisur. Megjithatë Misha vetë nuk mundi të shkonte në shtëpi sepse komandanti i tij e kishte kërcënuar se do vriste dhe më pas kishte deklaruar se ai është vrarë në luftime.
Misha gjithashtu nuk shihet çfarë kuptimi ka kjo luftë. Sepse në front ishte një kaos total. Nuk kishte ushqim, moral apo një zinxhir komandues funksional.
“Disa ditë më parë na telefonoi Misha. Ai ishte i vendosur të dorëzohej vetë bashkë me tankun e tij,” thotë Andrusiv.
Sipas këshilltarit të ministrit të Brendshëm, ushtari rus organizoi një pikëtakimi me ushtrinë ukrainase. Ukrainasit fillimisht dërguan një dron për t’u siguruar që Misha të mos i priste në pritë. Më pas ai u arrestua i shtrirë në tokë disa metra larg tankut të tij.
“Pas përfundimit të luftës, ai do të marrë 10 mijë dollarë dhe mundësinë për të aplikuar për shtetësinë ukrainase,” shkruan Andrusiv. Deri atëherë, ai do të jetojë me kushte komode, me TV, telefon, kuzhinë dhe dush.
Kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Fakt është megjithatë se kohët e fundit, gjërat nuk po shkojnë mirë për diktatorin e Kremlinit, Vladimir Putin. Gjatë fundjavës, ushtarët ukrainas çliruan brenda 24 orësh pesë qytete që më parë ishin nën sundimin e Putinit. Qindra rusë u vranë, u plagosën ose u kapën në këto sulme.