“Uroj që ky skenar të mos përsëritet”/ Rezart Dabulla frikësohet se Tirana mund ta humbasë titullin: Futbolli është i pashpirt…

Gjashtë javë, 18 pikë në lojë e pesë diferencë, me një derbi midis Tiranës e Partizanit. Gjithcka vërtitet mes dy skuadrave të kryeqytetit, rivale të një jetë për dominimin e qytetit. Kishte kohë që mungonte, që dualizmi për titull të ishte një cështje e tyre. E tani, në lojë futen shumë faktorë që mund të përcaktojnë fituesin, ashtu si analizon Rezart Dabulla, ish-qendërsmbrojtësi bardheblu. Për të, nëse distanca mbetet e pandryshuar deri në derbi, Tirana mund t’i gëzohet titullit të 27 kampion. 

“Tirana i ka të gjitha shanset që të fitojë titullin kampion. Mendoj se të rëndësishme do të jenë takimet (Tirana-Kastrioti dhe Teuta-Tirana) para derbit. Nëse Tirana i fiton të dyja atëherë luan përballë Partizanit për dy rrezultate. Nëse gjërat do të shkojnë kështu mendoj se kampionëve në fuqi u duhet të bëjnë kujdes të menaxhojnë deri në fund marzhin e krijuar nga ndjekësja”, nis Dabulla në prononcimin eskluziv për RTSH Sport.

Në fund, një reflektim i Dabullës, që iu kthye memorjes së titullit të humbur nga Vllaznia, pikërisht në sprintin final të kampionatit, me Teutën që bëri parakalimin dhe fitoi me diferencë golash. Ish-qendërmbrojtësi as nuk do ta mendojë cfarë katastrofe do të ishte nëse titulli do të dorëzohej kështu. “Futbolli herë herë është i pashpirt, por uroj që ky skenar të mos përsëritet më”, tha Rezart Dabulla. 

Tirana e nis me Kastriotin turin e fundit të forcës në kampionat, ndërsa Partizani udhëton në Niko Dovana për tu ndeshur me Erzenin, duke shpresuar se në dy javët e vigjiljes së derbit, bardheblutë do të lëshojnë diku…

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës