Drejtues të klubit turk në “Loro Boriçi” për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, zbulohet emri më i lakuar

Ditën e mërkurë u zhvillua ndeshja e parë gjysmëfinale mes Vllaznisë dhe Egnatias përfunduar me shifrat 1-1. Në stadiumin “Loro Boriçi” ishin skautë të klubit turk, Antalyaspor për të vëzhguar disa lojtarë të klubit shkodran.

Emri më i lakuar është Rejan Alivoda, i cili dje luajti në 45 minutat e para të takimit. Te Vllaznia tregohen të rezervuar për informacione të mëtejshme, por duket se klubi turk e ka seriozisht dhe gjasat janë që në merkato e verës mund të kemi ndonjë transferim drejt Turqisë.

Related posts

Partizani bën lëvizjen e bujshme, mendon për stolin ish-trajnerin e Tiranës

“Shqipëria më emocionoi”, Rolando Maran flet për “Gazzeta dello Sport: Dua rezultate me djersë dhe sakrificë

Mbyllet aventura te Dinamo, futbollisti gati kapitullin e ri në Superiore