128
Protestat nga tifozët e Napolit shpërthyen jashtë stadiumit Maradona. Në orën 16:30 ultrasit u mblodhën me flamuj, mjete piroteknike dhe brohoritje për të kundërshtuar vendimet e fundit të presidencës për çmimin e biletave në në çerekfinalen e Champions League kundër Milanit.
Gjatë javës tifozët kishin lëshuar një deklaratë të ashpër për shtyp që nënvizonte kritikat për të larguar flamujt, daullet dhe megafonët dhe ku kontestohet qëndrimi i ngurtë i presidentit Aurelio de Laurentiis për këtë temë.
Tifozët janë mbledhur në Piazzale Techchio për të mbështetur ekipin nga jashtë, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë pasur mundësi të blejnë bileta për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.