Ultimatumi rus për qeverinë/ Berisha: Më ndërpritet fjala kur po mbroj interesin kombëtar (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha riktheu edhe njëherë në Kuvend frymën opozitare, teksa mbajti disa fjalime, brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.

Përpara deputetëve, ai kërkoi solidarizim me Ukrainën, duke thënë se vetëm Shqipëria po hesht. Sipas tij, Rusia e ka kërcënuar Shqipërinë, por Edi Rama po hesht.

“Fjala ime në Parlament për letrën kërcënuese ndaj Shqipërisë të ambasadës ruse në Tiranë dhe heshtjen e turpshme të narkoqeverisë ndaj saj!” shkruan Berisha, teksa poston fjalën e tij.

Por edhe kjo fjalë u ndërpre nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.

“Çfarë presim ne? Apo presim leje nga Vuçiçi? Ndërpritet fjala kur po mbroj një interes kombëtar! Çfarë të drejte ka ambasada ruse të vërë ultimatum? Vendi i vetëm që ka heshtur me problemet në Ukrainë, është një vend që ka një qeveri të drejtuar nga argati i Beogradit,” tha Berisha.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.