U përjashtua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Klodian Duro reagon me një postim: Deklaratë e gabuar që… (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Klodian Duro u skualifikua nga qëndrimi i tij në “Big Brother VIP”, me ish-futbollistin e Kombëtares që deklaroi së kishte dhunuar bashkëshorten e tij, gjë që solli vendimin drastik për aventurën e tij në formatin e njohur. Vetë Duro ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke shkruar se ajo ishte një deklaratë e gabuar që i kishte lënë vend keqinterpretimit dhe gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot.

Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani qe e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit.

Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe i uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruan Klodian Duro në “Facebook”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.