U pa krahë tenistit serb Djokoviç/ Reagon për herë të parë babai i Rita Orës

by KLIKOJE.AL

Ditën e djeshme, Ora është fotografuar e ulur përkrah tenistit serb Novak Djokoviç. Të dy ishin duke ndjekur finalen e Rugby-së pranë njëri-tjetrit dhe fytyra e Rita Orës dukej e qeshur.

Një moment që jo vetëm i ka zhgënjyer por nuk i ka pëlqyer aspak opinionit publik shqiptar, të cilët kanë ironizuar në rrjete sociale patriotizmin më të cilin Ora është përpjekur gjithmonë ta shesë veten.

Lidhur me këtë ngjarje, i ati i Rita Orës, Besnik Sahatçiu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar disa foto, ku Rita Ora shihet nën shoqërinë e bashkëshortit të saj.

Përmes këtij postimi, babai i Rita Orës ka dashur të tregojë qart se në fakt Djokovic ka qënë i ulur një rresht pas këngëtares ndërsa përkrah shihet bashkëshorti i saj. Duket se tenisti i njohur ka ndryshuar pozicionin e tij gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke shpjeguar qartë fotot që janë bërë virale dhe që nuk janë pritur aspak mirë nga publiku shqiptar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rita Ora ‘gabon’. Ajo mori kritika të mëdha pak kohë më parë, teksa u shfaq në skenë duke mbajtur mbi supe flamurin e Serbisë.

Vetë këngëtarja u shfajësua me faktin se nuk ishte në dijeni se cilit shtet i përkiste flamuri që iu hodh në skenë nga një fans.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.