Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare lideri opozitar rus, Aleksei Navalny. Mediat ruse, duke cituar Shërbimin Federal të Burgjeve në Rusi, raportojnë se kundërshtari më i madh i Putinit, është gjetur i vdekur në qeli.
Mediat e kontrolluara nga shteti rus po ashtu kanë cituar këtë deklaratë, duke raportuar vetëm se Navalny, ka vdekur. Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat se si opozitari i dënuar me 19 vite burg për motive politike, ndërsa Kremlini tha se nuk kishte informacion për shkakun e vdekjes. Sakaq, Shërbimi i burgut në rrethin Yamalo-Nenets tha se ai ishte “ndier keq” pas një shëtitje të premten. Ai kishte “humbur pothuajse menjëherë vetëdijen”, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se një ekip mjekësor urgjent ishte thirrur për ndihmë, për ta kthyer në jetë liderin opozitar, por gjithçka duktë se kishte rezultuar pa sukses.
Shkaqet e vdekjes së tij janë duke u përcaktuar, njoftoi agjencia e lajmeve Tass. Në një video nga burgu në janar, ai ishte shfaqur i dobësuar me kokën e rruar, ndërkohë që pak ditë më parë u tha se ishte dërguar në izolim.