Fotot dhe videot e 33-vjeçarit të dhunuar nga 4 policët grekë kanë dalë në mediat e huaja. Mediat i përshkruajnë këto pamje shokuese dhe të rënda. Një oficer, dy policë dhe një roje speciale u arrestuan nga anëtarët e korruptuar të ELAS-it dhe akuzohen se e kanë torturuar shqiptarin Saimir Zefin dhe e kanë rrahur rëndë.
Gjithçka që tha ai në ato momente ishte “mami më shpëto se po më vrasin”, tha motra e 33-vjeçarit. Sipas aktakuzës, 33-vjeçari, i cili po vuan dënimin me burg për trafik droge së bashku me 10 të burgosur të tjerë, është transferuar nga Selaniku në Athinë të premten.
Motra e 33-vjeçarit ka folur për median greke ‘MEGA’.
Ajo pretendon se policët e kanë rrahur vëllain e saj kur e kanë çuar në Kavallë para prindërve të tyre.
“I kishin vënë një përkrenare në kokë, në makinë ia hoqën dhe e rrahën dhe aty para se ta dorëzonin, e rrahën sërish. E rrahën”, ka thënë e motra.
“Ai tashmë ishte rrahur nga sigurimi i Kavallës. Ai ishte rrahur në sy të prindërve të tij që kishin shkuar për vizitë dhe i thanë babait të tij do ta çoni fëmijën tuaj në kasë”, tha avokati i tij.
Rrahja e 33-vjeçarit mësohet se konfirmohet nga të burgosur të tjerë. Sipas njoftimit të policisë, 33-vjeçari është kontrolluar nga mjekësia, ndërsa katër punonjësit e policisë janë paraqitur në prokurori.