189
Sezoni i Lushnjes në Kategorinë e Parë ishte për tu harrruar. Ekipi lagunar e mbylli në vendin e 9-të dhe është në zonën e Play-Outit ku do të përballet me Valbonën. Trajneri Klevis Dalipi mendon se nuk do ta kenë të lehtë me tropojanët, ndonëse ishin përgatitur për të luajtur ndeshjen shtesë me pogradecarët.
“Valbona dhe Pogradeci meritojnë respekt, pasi nuk erdhëm më kot deri këtu. Nuk bëj dot dallime se kë do të kisha dashur përballë. Nëse do ta mbyllnim në vend të 10-të do të diskutonim qëndrimin me Pogradecin, ndërsa tani na takon të luajmë me Valbonën. Ne nuk jemi Barcelona, ndaj nuk mund të themi që tani e kemi më të lehtë.”