“Turp të keni, largohuni të gjithë”/ Presidenti i klubit të Kategorisë së Parë kapet keq me lojtarët pas humbjes

Luzi

Luzi 2008 është skuadra që do të shoqërojë Tomorin në Kategorinë e Dytë në sezonin e ardhshëm. Me disfatën e fundit në Vlorë luznjakët kanë zbritur edhe matematikisht një kategori më poshtë, kështu që ndeshja e fundit me Vorën luhet vetëm për statistikë. Në përfundim të ndeshjes me Flamurtarin, presidenti i Luzit, Albert Lushaj, ka shpërthyer duke bërë për “ujë të ftohtë” lojtarët. Ai nuk duron, por direkt zbret në fushë pas ndeshjes. “Turp të keni! Nuk e meritoni mbështetjen time! Të largoheni të gjithë”.

Kështu u drejtohet presidenti futbollistëve që i shoqëron nga fusha drejt pankinës ku qëndruan në heshtje. Lojtarët më pas hyn në dhomat e zhveshjes kokë ulur. Por, presidenti shkoi edhe aty, duke vijuar të “shfryjë dufin” me tone të larta. Por edhe gjatë ndeshjes, ai u fliste nga tribuna.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)