Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke, teksa bëhet me dije se Rey Manaj mund të jetë zëvendësuesi ideal i Ciro Immobile-s te klubi turk Besiktas. Sulmuesi italian pritet t’i japë fund aventurës së tij në Superligën turke në fund të sezonit, teksa drejtuesit duan të përforcojnë linjën e sulmit me Rey Manaj-n.
Bëhet me dije se drejtuesit e Besiktas-it po planifikojnë të ulen në tavolinë me drejtuesit e Sivassporit, për të transferuar Manajn në fund të sezonit. Nëse arrihet një marrëveshje, sulmuesi shqiptar do ta veshë fanellën bardhezi nga sezoni i ardhshëm.
Vetë lojtari kishte deklaruar pak javë më parë se shihte veten gati për të dhënë kontributin në një nga katër klubet kryesore turke: Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor. “Jam i bindur se mund të bëj diferencën edhe atje”, ishin fjalët e tij. Rey Manaj ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj klubit. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për gazetën turke “Fanatik”, ku ka shpjeguar situatën e vështirë që po përjeton te Sivaspori. Në 24 javë kampionat, Rey Manaj ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 2 herë.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Sezoni i fundit me Sivasspor, Rey Manaj drejt transferimit te një tjetër klub turk […]
Comments are closed