Fitorja 3-2 ndaj Apolonisë në sekondat e fundit të takimit ishte nga ato që ndryshojnë objektiva e që sjellin eufori në skuadër. AF Elbasani tani ka bindjen se mund të luajë i barabartë me këdo kundërshtar dhe madje të arrijë edhe promocionin. Skuadra verdheblu fitoi me përmbysje me dy golat e Karakacit dhe Kasa, i cili do të shënonte në të 96-tën minutë. Pas ndeshjes, trajneri i AF Elbasanit Nevil Dede u shfaq i kënaqur. “Bravo ekipit bravo edhe rivalëve, të cilët na munduan jo pak. Goli në minutën e fundit ishte skenari i duhur për të gëzuar tifozët, por anthi dhe surpriza janë të vësthira që të përballohen”, tha Nevil Dede.
Trajner i Apolonië, Jerai Rodriguez u shpreh pjesërirsht i kënaqur me lojën që zhvilloi skuadra e tij, ndërsa theksoi se vendimet e arbitrit ndikuan në rezultat. “Ishim në avantazhin e dy golave, por vendimet e arbitrit na e vështirësuan lojën. Është e vështirë të luash kështu, AF Elbasani ka një ekip cilësor, të organizuar duhet të punojmë sa më tepër dhe të ecim përpara”, tha Rodriguez.