Trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviç ka shprehur përshtypjet e tij pas ndeshjes ndaj Shqipërisë.
A je i kënaqur me rezultatin?
– Nuk di cfare te te them. Erdhëm për të fituar. Rreshtimi që bëmë tregon se donim të arrinim objektivin. Djemtë ishin profesionistë, nuk iu nënshtruan atmosferës. Nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, Shqipëria është një ekip i mirë dhe cilësor. Barazimi është rezultati më real. Kjo pikë është më e ëmbël për ne sesa për ata.
Qarkullimi i topit?
– Kur ke qarkullim të mirë të topit, kundërshtari vrapon më shumë. Sa më shumë vrapon, aq më shumë lodhet. Në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë kam insistuar që topi të ecë më shpejt. Mendoj se ne e kontrolluam lojën. Ishim të qetë. Ne dimë si të luajmë dhe çfarë të bëjmë në fund. Për të fituar ndeshjen, duhet të shënohet një gol. Nuk mund të krijosh 10-15 raste. Nëse keni një, dy, tre mundësi, duhet t’i shfrytëzoni ato. Atë që donim, bëmë. Mungoi një gol që ndjesia të ishte e plotë. Ky barazim është më i pëlqyeshëm për ne sesa për Shqipërinë.
Do të luajmë kundër Andorrës të martën në Leskovc.
– Programi është i kondensuar. Të gjithë jemi nën të njëjtin trajtim. Duhet të shohim si është situata, të kthehemi në shtëpi. Duhet ta fitojmë atë ndeshje. Nuk më intereson nëse dikush është i lodhur apo jo. Një fitore kundër Andorrës është e domosdoshme. Për të mos gënjyer do të jetë e vështirë etj. Sigurisht që do ta bëjnë, nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi cilësi dhe do ta tregojmë kundër Andorrës – përfundoi trajneri serb.