Trajneri i KombëtaresSylvinho foli sot në konferencë për shtyp për listën e përzgjedhur të lojtarëve. Trajneri brazilian rikujtoi në fjalën e tij një argjentinas, me origjinë shqiptare.
“E bukura e kësaj Kombëtareje është se kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës, kemi edhe një lojtar shqiptar në Argjentinë”, u shpreh Silvinjo ndër të tjera.
Konkretisht bëhet fjalë për Tomas Guidara. 29-vjeçari u përfol fillimisht për kalimin te kuqezinjtë në vitin 2018. Asokohe ishte trajner Panucci. Guidara luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Aktualisht është pjesë e Hurakan në Argjentinë ku është përqëndruar e gjithë karriera e tij.
KUSH ËSHTË TOMAS GUIDARA
Ai është Tomas Guidara, i cili luan si mbrojtës, por ka provuar edhe role të tjera në fushë dhe njihet si futbollist cilësor në kampionatin argjentinas. Ai e di që ka origjinë shqiptare, që familjarët e tij kanë emigruar nga Italia e Jugut, nga zona që banoheshin prej arbëreshëve dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që të luajë për Shqipërinë. Fakti që ai ka pranuar se ka bërë një bisedë telefonike me Kristian Panuccin për këtë çështje ka shumë domethënie dhe kjo vlen, sepse lojtari, edhe pse nuk ka dhënë përgjigje të prerë pranimi apo refuzimi, mund të jetë një element i së ardhmes.
Guidara mund të llogaritet tashmë si i pari arbëresh që do të kishte mundësinë të luante me përfaqësuesen kuqezi dhe kjo do të shënonte një etapë të re në historinë e Kombëtares, e cila vitet e fundit ka bërë një progres në këtë drejtim, pasi ka afruar në radhët e saj shumë lojtarë shqiptarë që luajnë në vendet e ndryshme europiane, e madje lojtarë që nuk kanë lindur fare në Shqipëri apo trojet shqiptare në Ballkan