Të paktën 18 persona e humbën jetën, përfshirë një grua dhe një fëmijë, pas një debati për tokën mes anëtarëve të familjes në Papua Guinenë e Re.
Sipas Anadolu Agency, përleshjet e familjeve ende zgjasin në rajonin rural Tagalia dhe Tebi Tari-Pori, zonën Hele”, bënë të ditur mediat lokale.
“Familjet po zhvendosën nga Tagali dhe Tebi kur përleshjet hynë në javën e dytë”, tha vullnetari social lokal Komengisaid.
Inspektori Teddy Agëi, zyrtari i lartë i policisë në rajon tha se dhuna u shkaktua nga grindja familjare nga “dy kushërinjtë që luftuan për një copë tokë”.
Kisha lokale ka zgjeruar mbështetjen dhe strehimin për familjet e prekura të zhvendosura për shkak të përleshjeve.
Provinca Hela jugore është shtëpia e gati 250 mijë banorëve dhe ka tre rrethe.
“Në mesin e të vrarëve janë edhe gjashtë burra që tentuan të hakmerreshin për vrasjen e kushëririt në Port Moresby të premten”, tha Agwi. Më tej u tha se janë vrarë me armë zjarri.
Burimi: Faxweb.al