Tragjedia në Greqi/ Momenti kur dy trenat me pasagjerë përplasen, ja pamjet e aksidentit (video)

by KLIKOJE.AL

Kanë dalë pamjet e momentit të përplasjes së dy trenave në Greqi, ku humbën jetën tragjikisht 40 persona. Ngjarja shokuese ka ndodhur në orën 11 e 15 minuta të mbrëmjes së djeshme dhe siç duket nga pamjet pas momentit të përplasjes është shkaktuar flakë dhe trenat kanë dalë nga shinat.

Bilanci tragjik përfshin 40 persona që kanë humbur jetën dhe 60 të plagosur prej të cilëve 25 në gjendje serioze dhe 6 në intubim. Disa prej shtetasve shqiptarë që janë plagosur janë mjekuar dhe kanë shkuar në shtëpitë e tyre, me përjashtim të një 18-vjeçareje e cila do të dalë nesër, bëjnë me dije organet konsullore në Selanik. Mbi 40 autoambulanca, 150 zjarrfikës forca të policisë e ushtrisë kanë shkuar në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.