328
Një fanse e cila u plagos rëndë gjatë një koncerti të Robbie Williams në Sydney javën e kaluar, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Një zëdhënës i spitalit St Vincent të Sidneit konfirmoi se gruaja në të 70-at humbi jetën pasi u rrëzua në gjashtë rreshta ulësesh në stadiumin Allianz në Moore Park të enjten në mbrëmje.
Ajo u dërgua në spitalin ‘Shën Vincent’ në gjendje kritike.
Ndërkohë, kjo ngjarje ka ndodhur vetëm katër ditë pasi një fanse në një koncertin e Taylor Swift-it në Rio de Zhaneiro vdiq nga një arrest i dyshuar kardiak për shkak të temperaturave ekstreme, pasi një valë të nxehti u përhap në pjesën më të madhe të Brazilit.