E FUNDIT/ Ardian Ismajli arrin marrëveshjen me klubin e ri, do të përfitojë 1.1 mln euro në sezon

by KLIKOJE.AL

Ardian Ismajli do të mbetet në Serinë A edhe për 3 vitet e ardhshme. Gazetari italian, Nicolò Schira, ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar pritet të veshë fanellën e Torino-s. Sipas tij, palët kanë rënë dakort në parim.

Bëhet fjalë për një kontratë deri në verën e vitit 2028, nga e cila Ismajli do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon. Një përmirësim në akpektin ekonomik, duke qenë se te Empoli lojtari i Kombëtares kuqezi përfitonte 900 mijë euro në sezon.

23-vjeçari ishte lidhur me shumë skuadra që nga rënia e Empoli-t nga kategoria, përfshirë Fiorentina-n, Bologna-n dhe Roma-n. Ai duket se po shkon drejt Torinos, ku shihet si zëvendësues i Samuele Ricci-t që pritet gjerësisht të transferohet te Milan-i.

Ndërkohë, Torino thuhet se ka rënë dakord tashmë për kushtet personale me Ismajlin, i cili është një transferim i lirë në treg pasi kontrata e tij me Empoli-n skadon në fund të qershorit. Negociatat Torino – Ismajli u mbajtën në pritje deri në largimin e Saul Coco-s, megjithëse kjo duket se është penguar nga vështirësitë e tij për të rënë dakord me Al-Duhail.

Sipas disa raporteve të tjera nga Italia, Ismajli gjithashtu ka tërhequr interes nga Fiorentina, Lazio, si dhe Besikatas-i turk.

LEXO ME SHUME:Arbër Hoxha larg Dinamos së Zagrebit, Anglia dhe Turqia destinacionet e mundshme

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.