175
Pas largimit të Nevil Dedes, te Tirana janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri që do i besohet drejtimi i skuadrës.
Mësohet se së fundmi në skenë për të marrë drejtimin e Tiranës ka dalë ish-kapiteni i Partizanit, Orges Shehi, i cili në Superiore ka drejtuar si trajner Kukësin dhe Skënderbeun.
Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe ky i fundit mësohet ia ka propozuar presidentit Refik Halili.
Përveç Shehit, kandidatë për të marë drejtimin e Tiranës janë edhe: Alban Bushi, Skënder Gega dhe Bledar Devolli.
Burimi: PANORAMASPORT.AL