TIRANË/ Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit, personat ende nuk janë identifikuar

by S.M

Busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë është shkatërruar gjatë natës. Sikurse shihet nga pamjet e publikuara nga gazetari Bledi Mane, busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pallka e mermerit, cila duket qartë se është sulmuar.

Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018. Busti i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.