Tirana zyrtarizon afrimin e 13-të në merkato, prezanton sulmuesin e huaj (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Walid Jarmouni është futbollisti më i ri i Tiranës. Zyrtarizimin e sulmuesit e ka konfirmuar vetë klubi bardheblu. Ai vjen nga kampionati i Luksemburgut ku luajti për Niederkorn dhe shënoi 16 gola e 5 asiste. I gjatë 1.89 metra, Jarmouni do të jetë pikë referimi në majën e sulmit të bardhebluve. Ky ishte zyrtarizimi i 13-të i Tiranës.

POSTIMI I TIRANËS
“Mirësevjen Walid Jarmouni!

Walid Jarmouni është futbollisti më i ri i Tiranës. Francezi me origjinë marokene do të jetë një përforcim për repartin ofensiv. Gjuajta e tij e majtë do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në pozicionet e tjera qëndër-sulmues dhe sulmues i djathtë.

Walid, i është bashkuar menjëherë skuadrës nën urdhërat e trajnerit duke nisur përgatitjet për rrugëtimin e tij të ri.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.