Tirana-Teuta e programuar për t’u zhvilluar më datë 22 shkurt në orën 13:30 në stadiumin Stadiumi “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 25-të, mund të pësojë ndryshim orari dhe gjithashtu stadiumi. Sipas asaj që ka mësuar Klikoje Sport, klubi bardheblu i ka dërguar një kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit përmes Sektorit të Garave, duke kërkuar që takimi të shtyhet disa orë më vonë.
Arsyeja lidhet me muajin e shenjtë të Ramazanit, pasi drejtuesit e Tiranës kanë propozuar që ndeshja të luhet pas përfundimit të iftarit, i cili më 22 shkurt bie në orën 17:29. Sipas burimeve, synimi është që lojtarët dhe stafi që agjërojnë të kenë mundësi të jenë në kushtet optimale përpara fillimit të sfidës. Për stadiumin mendohet “Air Albania” edhe për shkak të ndriçimit, ndërsa Tirana ende nuk ka zbardhur ende stadiumin e ndeshjes.
Deri në këto momente nuk ka ende një reagim zyrtar nga FSHF në lidhje me kërkesën e bardhebluve, ndërsa pritet që vendimi të merret në koordinim edhe me klubin durrsak.
LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH