Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur që të pezullojë deri në fund të kampionatit mbrojtësin e Tiranës, Jocelin Behiratche. Ky i fundit, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Teutës pas një përplasje në lojën pa top me Gjinollarin.
Gjyqtari Hamiti i tregoi me të drejtë kartonin e kuq, por ajo që nuk pritej ishte vendimi I Disiplinës për të dhënë një pezullim afatgjatë për futbollistin, për një incident i cili realisht nuk duket më ekstrem se sa shumë të tjerë që janë përjetuar në futbollin shqiptar në këtë edicion.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 08.05.2023
Lojtari i KF Tirana, Jocelin Behiratche, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.