Tirana po vijon intensivisht përgatitjet në prag të takimit kundër Flamurtarit. Në seancën e fundit stërvitore u shfaq drejtori sportiv Omer Bunjaku. Një takim i zhvilluar me lojtarët për 10 minuta me dyer të mbyllura, duke konfirmuar se do të jetë pranë tyre dhe se mbështetja e tij nuk do të mungojë. Bunjaku ishte i shoqëruar nga drejtuesi i Tiranës Grent Halili. Bunjaku fitonte titullin kampion me Ballkanin në Kosovë, ndërsa Ilir Daja ishte trajner. Për të është eksperienca e parë në Shqipëri.
Emërimi i trajnerit italian Roberto Bordin te Tirana ka sjellë menjëherë pritshmëri të larta, por edhe një ndjesi presioni, pasi kalendari i bardhebluve është i pamëshirshëm. Në harkun e vetëm një muaji e gjysmë, kryeqytetasit do të përballen me shumicën e rivalëve direktë për objektivat madhorë. Debutimi i Bordin do të jetë pikërisht ndaj, Flamurtarit. Për Tiranën, ky është një test për të nisur me “këmbë të mbarë dhe për të fituar besimin e tifozëve.