“TIRANA PËRGJITHMONË”/ Tifozët e Romës përshëndesin trajnerin Mourinho pas largimit nga Trigoria (video)

Presidenti i Romës, Dan Friedkin lajmëroi mëngjesin e së martës shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho. Skuadra verdhekuqe në këtë sezon vuajti mungesën e vazhdimësisë së rezultateve dhe ishte tekniku portugez që e pësoi i pari.

Në rrjet tifozët romanë janë të përçarë teksa një pjesë e tyre mbështet Mourinhon dhe thekson se ishte faji i drejtuesve që nuk i dhuruan 60-vjeçarit elementët e duhur për të ndërtuar një ekip kompakt. Në momentin kur Mourinho po largohej nga Trigoria, disa tifozë i përmenden Tiranën, kryeqytetin shqiptar, ku tekniku portugez fitoi Conference League.

Related posts

Derbi lë me pasoja Tiranën, Disiplina i mbyll sezonin mesfushorit, dënohet edhe drejtori sportiv

“Shumë mllef ndaj meje, e lë Partizanin në garë për Europën”, Kërnaja reagon pas shkarkimit (POSTIMI)

Mes presionit dhe shpresës, mbijetesa e Tiranës vendoset në 12 ditë