Tirana nuk ndalet në merkato, lë Partizanin me ‘gisht në gojë’!

Tirana plas bombën e merkatos. Regi Lushkja ka firmosur me bardheblutë. Mesfushori shihet si një përforcim i nivelit të lartë për kampionatin tonë dhe një armë e shtuar për Tiranën në garën për titull me Partizanin.

Pikërisht, rivalët e kuq, ishin të parët që kontaktuan me lojtarin por pa arritur të mposhtin kampionët në fuqi që forcojnë repartin e mesfushës me një nga mesfushorët më të mirë të viteve të fundit në Superiore me fanellën e Laçit.

Pas aventurës në Moldavi me Sheriff Tiraspol, Lushkja rikthehet në Superiore por tashmë me pretendime të qarta për të fituar trofeun kampion, trofe i cili i mungon në repertorin e tij.

Related posts

“Shqipëria më emocionoi”, Rolando Maran flet për “Gazzeta dello Sport: Dua rezultate me djersë dhe sakrificë

Mbyllet aventura te Dinamo, futbollisti gati kapitullin e ri në Superiore

Lëvizje surprizë në Superiore, Skënderbeu “blindon” trajnerin e ri