Telashe për Tiranën, mesfushori dëmtohet në prag të sfidës me Teutën

by KLIKOJE.AL

Tirana nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm në sfidën ndaj Teutës. Mesfushori brazilian Rafael ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes dhe është detyruar të qëndrojë jashtë grumbullimit për ndeshjen që do të zhvillohet sot në “Air Albania”, me fillim nga ora 17:00.

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë klubit bardheblu, ndërsa stafi mjekësor po ndjek nga afër gjendjen e lojtarit. Dëmtimi nuk konsiderohet i rëndë, por tekniku Roberto Bordin ka preferuar të mos rrezikojë në sfidën Tirana-Teuta. Vetë Bordin dje në konferencë foli për gjendjen e mesfushorit brazilian.

Gjendja e skuadrës? Po. Pjesa më e madhe është gati, kishim dje një kontraktim të vogël me Rafën. Do ta shikojmë sot se si do shkojë, kemi edhe stërvitjen e fundit. Normalisht do shikojmë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.