Revolucion te Tirana, klubi bardheblu largon 9 lojtarë (EMRAT)

by S.M

Tirana ka zyrtarizuar largimin e 9 lojtarëve nga klubi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bardheblutë shkruajnë: “KF Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre, Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez. Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”.

Një revolucion i madh të kryeqytetasit që ndodhen në vendin e fundit me 10 pikë. Në 18 javë kampionat kanë marrë vetëm 1 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje. Statistika vërtetë të kqëija për një klub me histori siç është Tirana.

LEXO ME SHUME:Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.