Tirana ende nuk po funksionon, zhgënjen në testin e parë miqësor me skuadrën e Dukagjinit (REZULTATI)

Tirana zhvilloi pasditen e sotme miqësoren e parë në Ohër, ku ndodhen për fazën përgatitore për Conference League. Bardheblutë u përballën me Dukagjinin e Kosovës dhe janë mposhtur me rezultatin 2-1.

Testi i parë nuk shkon siç duhet për kryeqytetasit, megjithatë rezultati nuk është parësor për trajnerin Shehi por adaptimi i afrimeve të reja. Golin e vetëm për Tiranën e shënoi i përhershmi Florent Hasani.

Miqësorja e rradhës do të jetë ndaj kampionëve të Kosovës, Ballkanin më 29 qershor ndërsa e treta dhe e fundit me kampionët e Maqedonisë, Strugën më 5 korrik.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)