Tirana e mallkuar me dëmtimet, Abdullahu pëson frakturë, ndaj Egnatias pritet të debutojë 20-vjeçari

by S.M

Mustafa Abdullahu ishte një nga protagonistët në derbi ndaj Partizanit. Talenti i portës shkëlqeu me paraqitjen e tij, teksa në një moment tentoi të mposhte edhe Alban Hoxhën.

19-vjeçari duket se nuk ka fatin me vete, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje. Gardiani i portës ka një çarje në menisk. Një dëmtim i tillë për t’u rikuperuar do t’i duhet më shumë se dy muaj.

Kjo shton “dhimbjet e kokës” te bardheblutë, të cilët kanë të dëmtuar edhe Gentian Selmanin. Për bardheblutë në portë do të debutojë 20-vjeçari Kozi, pasi talenti Abdullahu pësoi një dëmtim të rëndë disa orë para startit të sfidës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.