Sfida ndaj Pogradecit vlen gjithë sezonin, “Tirona Fanatics” me postim të rëndësishëm (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Tirana dhe Pogradeci do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e “play-out” të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 18:00.

Në prag të këtij dueli “jetik” ka reaguar tifogrupi mbështetës i bardhebluve, “Tirona Fanatics”. Këta të fundit japin detaje mbi udhëtimin drejt Elbasanit, duke theksuar se do të jenë aty vetëm për ekipin.

Njoftimi i “Tirona Fanatics”:

Neser udhtojme drejt elbasonit kunder pogradecit.
Nisja nga Selman Stermasi ora 15:45.
Ne ktu vec per TIRONEN se ju sna meritoni.

DEKLARATA E REDON RAZËS

“Elbasani na sjell fat. Është një ndeshje teke dhe ne po e presim me padurim. Jemi të karikuar vetëm për fitore e këtë dëshirojmë ta mbyllim brenda 90-minutëshit. Të gjithë jemi të fokusuar te kjo ndeshje teke dhe e fundit për sezonin, ku dëshirojmë të realizojmë atë objektiv që kishte klubi ynë këtë sezon, t’u bashkëngjitemi ekipeve elitare. Ne nuk i trembemi asnjë kundërshtari, pavarësisht emrit që ka Tirana apo kurorave që ka mbi krye. E respektojmë atë si një emër të madh, një klub që mbart histori të madhe në futbollin shqiptar, dhe për gjithçka që kjo skuadër i ka dhënë futbollit. Por kurrsesi ne nuk do të hyjmë si inferiorë përballë tyre. Do të tentojmë ta mposhtim dhe të jemi ne skuadra që do të shkojmë në elitë”, ishte deklarata e lojtarit të Pogradeci Redon Raza.

LEXO ME SHUME:Nuk i trembemi Tiranës pavarësisht emrit që ka, mesfushori i Pogradecit rivalizon kryeqytetasit: Jemi të karikuar dhe të fokusuar…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.