“Tifozët më dhanë kënaqësi”/ Broja flet pas humbjes ndaj Kilit: Ishte kundërshtar i fortë, po rikuperohem mirë

by KLIKOJE.AL

Armando Broja mendon se pavarësisht ndeshjes së dobët të Shqipërisë sot, e rëndësishme ishte që skuadra të shkojë e përgatitur në Europian.

“Më duket se ishim pak pa fat sot, të them të drejtën nuk kemi luajtur mirë. Ata ishin më të fortë, presing i mirë e të tjera. Por jemi të bashkuar si ekip, kemi dy muaj deri të Europiani, po përgatitemi për të dhe e dimë që këto miqësore janë të vështira. Kemi edhe Suedinë përpara dhe e dimë që do të jetë e vështirë se këta kanë shkuar në Botërorë e Europiane, po luajmë që të bëhemi gati për Europianin. Unë për vete isha i kënaqur se tifozët më kanë dhënë një gjë të bukur dhe u kënaqa që munda të kthehesha pas një viti e gjysmë.

Unë për vete isha i kënaqur se tifozët më kanë dhënë një gjë të bukur dhe u kënaqa që munda të kthehesha pas një viti e gjysmë. Të them të drejtën me veten, në trupin tim, ndjehem mirë dhe po rikuperohem mirë. Po stërvitem më shumë. Sa më shumë luan, sa më shumë minuta e flet me trajnerin e flet me ekipin e stërvitesh, kuptohesh më mirë me veten e të gjithë. Unë po shkoj para, e di që duhet lënë mbrapa ky dëmtim. Por kam cilësi të miat për të përdorur në vazhdim”, tha Broja për “SuperSport” pas ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.