Tifozët e Sivasspor tani kanë një idhull të ri, Rey Manaj shënon dy gola në fund dhe i jep fitoren ekipit turk (video)

by KLIKOJE.AL

Rey Manaj nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar ka shënuar një dopietë në ndeshjen e sapombyllur mes Kayserispor dhe Sivasspor. Dopieta e bomberit kuqezi ishte jetike teksa i dha fitoren skuadrës së tij në minutat 90-të dhe 99-të.

Manaj shkon kështu në 11 gola këtë sezon ku ka luajtur 17 ndeshje mes kampionatit dhe kupës. Rrjeta e parë erdhi me anë të një 11-metërshi ku sulmuesi u tregua i saktë para portierit, ndërsa i dyti vjen pas një kundërsulmi që nisi nga vetë ai në mesin e fushës dhe po ai e mbylli me gol.

Një formë fantastike e Manajt që hedh seriozisht kandidaturën për një vend me Shqipërinë në Europian.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.