Analisti Andi Bushati debatoi me kreun e PD, Sali Berisha në studion e emisionit Now, lidhur me akuzat ndaj Lulzim Bashës për financim me para ruse. Sipas Bushatit, me qëndrimin e tij kundër Bashës, Berisha rimori tezën e Edi Ramës duke i lënë një njollë PD.
“Është tjetër gjë të akuzosh tjetrin siç bëri Rama. Keni ngritur edhe komisioni. Ju doli që janë para ruse? Ju rimorët tezën e Ramës dhe i latë një njollë PD.
E di kush është shqetësimi im, se shpesh këto 30 vite është bëtë metodë, kap edhe një të pavërtetë po t’u desh për të luftuar kundërshtarin, hidhe në treg se punë e madhe. Edi Rama pagoi, loboi për këtë punë. Nuk paguan njëri për të nxjerrë të vërtetën dhe ju ratë pre e kësaj”, tha Bushati.
Ndërkohë, vetë Berisha duke folur për lobimin me para ruse dhe lidhjen e kësaj çështje me McGonigal, tha se ish-drejtori i FBI u ka bërë presion prokurorëve të SPAK që të arrestonin ish-kryeministrin. Këta informacion, tha se e kishte nga burime të brendshme.
“Nga burime të brendshme të SPAK, McGonigal ka pasur takime. Ai kërkonte arrestimin e Sali Berishës dhe pse se arrestoni. Ka bërë presion të madh, të pestëve aty, Krajës dhe të tjerëve”, u shpreh Sali Berisha.